Në një ditë pune, ju i shpenzoni mesatarisht 14 minuta duke i zgjedhur rrobat të cilat do t’i vishni.
Përderisa përzgjedhja e rrobave mund të jetë konsumuese e kohës, ekziston edhe një problem tjetër: shumica prej nesh nuk jemi të sigurt se çfarë rrobash i përshtaten një vendi të caktuar të punës, transmeton telegrafi.
Një anketim me 2,000 britanikë ka zbuluar se 9 për qind e grave janë urdhëruar nga shefat të shkojnë në shtëpi ta ndërrojnë veshjen sepse atyre nuk iu është dukur e përshtatshme për vendin e punës veshja e tyre.
28 për qind e punëtoreve femra thonë se kanë pranuar komente të padëshiruara për pamjen e tyre.
Ndërsa një hulumtim tjetër thotë se 16 për qind e grave janë këshilluar nga mbikëqyrësi të mos veshin më rroba “provokuese”. 15 për qind e femrave besojnë se ekzistojnë paqartësi sa i përket kodit të veshjes në vend të punës.
Sipas anketimeve të ndryshme, këto janë gjërat e gardërobës të cilat janë më të papranueshmet në një vend të punës:
– Fundet e shkurta
– ‘Duksat’
– Bluzat me slogane të ndryshme
– Kapuçat
– Sandalet. /telegrafi
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...