Nuk dëgjojmë shpesh njerëz që thonë: “Mezi po pres të zgjohem nesër të shkoj në palestër”
E dimë sa e vështirë është të gjejmë motivimin e duhur për ta ndjekur rregullisht, aq më tepër nëse do të na duhet të ushtrohemi nga shtëpia. Kush do ta zgjidhte palestrën para një shtrati të ngrohtë, një kafeje të mirë shoqëruar me një film?
Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm se kjo gjendje s’mund të zgjasë përgjithmonë dhe trupi ka nevojë për ushtrime.
Si ta mundim përtesën? Hidhini një sy këshillave më poshtë.
1. Ushtrohu më shpesh në intervale të shkurtra kohore
Nuk është e thënë që orë të tëra kaluar në palestër do të bëjnë mrekulli. Përkundrazi, mund të ushtroheni çdo ditë për 20 minuta. As nuk do të lodheni dhe as do të ndiheni në faj se nuk u ushtruat, shkruan Pop Sugar.
2. Organizohu
Përfshije palestrën në agjendën ditore dhe respektojë nëse nuk ke ndonjë detyrim tjetër me rëndësi për të bërë. Fillo ta shohësh si një aktivitet të domosdoshëm të ditës tënde, – siç është shkolla apo një lidhje- pasi e dini mirë si ndikon në mirëqenien fizike dhe mendore.
3. Planifiko veshjen
Nëse ti krijon një ide veshjeje për palestrën e së nesërmes, me siguri do të shkosh. Do të kursesh kohë dhe në të njëjtën kohë do t’i japësh sinjale trurit se duhet të shkosh dhe pikë!
4. Bëj ca llogari me veten
Dëgjoje trupin dhe bëj çfarë ai kërkon. Nëse rutina të ka mërzitur, nis një aktivitet të caktuar që do të të sfidojë në shumë forma, por në fund rezultati do t’jua shpërblejë, citon Anabel.
5. Shpërbleje veten
Është e rëndësishme të gjesh pak kohë për veten. Qëndro një moment pas aktivitetit fizik dhe kujtoji vetes që sapo përfundove diçka që ti do ta bësh. Pas saj, bëj një dush të nxehtë, pi një gotë çaj dhe përsërit me vete: “Sa mirë bëra që shkova në palestër!”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...