Martesat sot nuk funksionojnë. Pyetje një milion dollarëshe. Pse? Të dashurohesh dhe të ndash jetën me dikë duket një koncept i thjeshtë.
Gjyshërit tanë e kanë bërë këtë, po ashtu edhe prindërit tanë. Pse për ne është më e vështirë? Brezi ynë nuk është i përgatitur për të duruar martesën. ja pse:
Nuk është vetëm një aspekt i lidhjes, por një nga më të rëndësishmit. Përveç kënaqësisë, seksi i lidh më shumë dy persona. Ekziston një rregull falë të cilit përdoret fjala ‘dashuri’ në vend të seks. Në shumë raste çiftet bëjnë dashuri një herë në 15 ditë apo kur shtatzënia i thërret, kështu ai bëhet një lloj detyre, që shpesh shkon deri në utopi.
Vështirësitë për të pasur një punë të rregullt, me pagë stabël që të na garantojë jetesën dhe mirëqenien, është një problem gjithnjë e më shqetësues, sidomos për personat nën 30 vjeç.
Tensioni i krijuar në çift për shkak të problemeve financiare shpesh çon në ndarje. Nuk arrijmë ta jetojmë plotësisht jetën, jemi tepër të zënë me shpenzimet elementare që nevojiten për ‘mbijetesë’, duke harruar të shijojmë rininë dhe lidhjen. Darkat jashtë bëhen më të rralla, duhet të bëni edhe pas dhuratën e përvjetorit sepse në fund të muajit janë një mal me fatura për t’u aguar. Pushimet? As mos i ëndërroni. Pamundësia për ta jetuar jetën në plotësinë e saj ndikon negativisht në lidhjen në çift.
Ta pranojmë, herën e fundit kur keni folur me partnerin tuaj, nuk i keni dëgjuar as zërin. Në shumë veprime fizike, për të cilët dikur çiftet bisedonin, ndanin mendime apo edhe grindeshin, sot nuk ka më asnjë kontakt fizik, pasi rrjete sociale e kanë bërë shumëçka virtuale.
Doni ta dini pse gjyshërit tuaj sapo kanë festuar përvjetorin e 60-të të martesës? Sepse nuk e kanë kaluar jetën e tyre në Instagram për të zbuluar çfarë ka ngrënë ‘filani’ për drekë; nuk rrinin në Facebook për t’i bërë ‘like’ apo për të kritikuar të tjerët; nuk shkonin me pushime për t’u dërguar mesazhe me Snapchat miqve të tyre.
Ishin shumë të zënë duke u dashur dhe respektuar, duke folur gjatë drekës, duke ecur dorë për dore, pa telefona. Kishin ëndrra dhe i ndoqën së bashku.
Mediat sociale na kanë dhënë mundësinë të jemi të famshëm. Tashmë vetëm një selfie iu ndan nga popullariteti i një ylli. Publikoni një foto dhe qindra të panjohur do t’ju japin një ‘like’.
Por nëse vërtetë e doni një njëri, mjaft kërkuat vëmendje nga kushdo, sepse nuk do të jeni kurrë të kënaqur nga vëmendja që mund t’ju kushtojë një person i vetëm. Kjo vlen edhe për dashurinë.
Nuk mund të doni nëse jeni shumë i zënë duke menduar për opinionin të tjerëve.
Kemi hequr dorë nga privatësia jonë. Nuk ka më intimitet, gjithçka është në rrjet, që e gjithë bota ta shohë. Nëse shkojmë diku apo bëjmë diçka, e postojmë menjëherë në rrjetet sociale. Në vend që ta shijojmë momentin, merakosemi për të shkruar statusin e duhur apo për të zgjedhur filtrin e fotos.
Nuk ka asgjë të keqe të ndash momentet private, por ka një limit. Kemi ftuar njerëz të panjohur në shtëpitë tona, i kemi bërë të përjetojnë momentet tona, u kemi treguar gardërobën, i kemi hipur në makinën tonë, madje u kemi treguar edhe rrobat e banjës.
Martesa është e shenjtë dhe bart në vetvete një premtim të madh për ata fatlumë që do të mund ta përjetojnë, por duket se bota e sotme na e vështirëson rrugën drejt këtij objektivi dhe drejt një jete të qetë për ta ndarë me njeriun që duam.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...