Google ADS

Përzierja shëruese e cila eliminon dhembjen dhe liron trupin nga helmet

22:00 | 18 Maj 2018
A. B.

Ky ilaç i mrekullueshëm natyral zbut osteoporozën dhe pas tretmanit me këtë ilaç natyral nuk do të ndieni dhembje.

Kjo është përzierja për masazh, e cila është e përgatitur nga vaji i kokosit (mund të përdoret edhe kripa e detit).

Për këtë përzierje ju nevojiten 10 lugë të vogla kripë dhe 20 lugë të vogla vaj kokosi, transmeton Telegrafi.

Çdo mëngjes duhet ta fërkoni preparatin me lëvizje energjike në vendet ku keni dhembje.

Në fillim bëni masazh 2 – 3 minuta, ndërkaq çdo ditë zgjateni masazhin edhe për 2 -3 minuta, derisa të arrini deri në 20 minuta masazh.

Pas përfundimit të masazhit fshijeni vendin e trajtuar me peshqir të njomur dhe të ngrohtë.

Me rastin e aplikimit të masazhit mund të ndodhë irritim i butë i lëkurës, prandaj pas përfundimit të masazhit fshijeni lëkurën me peshqir të thatë dhe qitni bebi-pudër.

Pas tretmanit dhjetëditor, qarkullimi i gjakut do të përmirësohet, ndërkaq kërci dhe indet kockore do të përtërihen.

Pas vetëm 8 – 10 tretmanëve do të vëreni ndryshime radikale.

Nëse i bëni masazh qafës, për shkak të qarkullimit të gjakut në pjesën e qafës, dhembja e kokës do të zhduket, ndërkaq të parët do të përmirësohet.

Kjo është e lidhur me faktin që trupi lirohet nga toksina, dhe i kontribuon normalizimit të metabolizmit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme