Që një marrëdhënie të ketë suksesin e duhur, është e rëndësishme që mos t’i jepni partnerit arsye të dyshojë.
“Mënyra se si silleni duhet t’i japë atij siguri dhe vetëbesim”, sqaron psikologia Karin Anderson Abrel. Një partner që ka një përvojë të keqe nga e kaluara mund të bëhet shumë i ndjeshëm ndaj disa gjërave në një marrëdhënie.
Udhëtimet pa partnetin, ose një kafe me miqtë e seksit të kundërt mund të sjellë probleme për shkak të mos vetëbesimit.
Psikologu shprehet se pasiguria e partnerit tuaj nuk duhet të jetë barrë për ju: “Mos sakrifikoni miqësitë tuaja për këtë”, thotë Karin Anderson Abrel.
“Sigurojeni se jeni besnikë ndaj tij, punoni rreth tij dhe kushtojini vëmendje të mjaftueshme. Mos flirtoni me të tjerët, jini të dhembshur, të butë, të qëndrueshëm dhe të ndershëm. Nëse nuk jeni gati për këtë, atë nuk jeni për atë marrëdhënie “, vazhdon ajo.
Mashtrimi mund të sjellë përvoja traumatike dhe nuk është e lehtë të jesh me dikë që dyshon se do ta tradhtosh. “Mësojeni që t’ju besojë, por qëndroni në përputhje me veten dhe nevojat tuaja”, këshillon ajo./arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...