Shkencëtarët e Universitetit të Yales dhe atij të Oxfordit kanë treguar që ushtrimi i rregullt i trupit mund të na bëjë vërtet të lumtur dhe mendërisht më të fortë.
Sipas revistën The Lancet Psychiatry, individët të cilët rregullisht ushtroheshin kishin pasur 18 ditë të këqija, më pak brenda vitit nga ata të cilët nuk janë ushtruar.
Gjithashtu, ata të cilët kanë ushtruar janë ndier njësoj mirë si edhe personat të cilët nuk ushtronin, por fitonin financiarisht më shumë.
Dallimi në shëndetin mendor midis individëve të cilët marrin pjesë në sporte kolektive dhe i atyre të cilët fare nuk ushtrojnë është i njëjtë si dhe dallimi në kënaqësi të cilin e krijojnë 25.000 dollarët në vit, midis atyre të cilët i kanë këto para dhe atyre të cilët nuk i kanë”, shpjegon udhëheqësi i studimit, Sammi R. Chekroud nga Oxfordi.
Për ta hulumtuar këtë, shkencëtarët kanë studiuar të dhënat e grumbulluara nga më shumë se një milion persona të rritur.
Kanë arritur deri te përfundimi që cilido lloj aktiviteti fizik – nga kujdesi për fëmijët, punët e shtëpisë, shkuarja në palestër, ecja apo vozitja e biçikletës – ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor.
Sportet ekipore kanë edhe efekt edhe më të madh. Mirëpo, është me rëndësi të thuhet që nuk duhet tepruar.
Mjafton të ushtroheni tri herë në javë nga 45 minuta për të arritur rezultate të shkëlqyera./tch
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...