Personat e lindur në dhjetor jetojnë më së gjati

14:09 | 5 Dhjetor 2019
A. B.

Shumica e njerëzve besojnë se jetëgjatësia kryesisht përcaktohet nga stili i jetesës dhe gjenetika.

Por ndonëse këto janë faktorë për t’i shmangur shumë sëmundje, duket se ekziston edhe një faktor tjetër i pazakonshëm që mund të ndikojë në atë se sa gjatë do të jetoni, transmeton Telegrafi.

Studime të shumta i kanë analizuar njerëzit që jetojnë mbi 100 vjet dhe ata që nuk jetojnë aq gjatë, dhe një studim i tillë ka sugjeruar se personat e lindur në një muaj të caktuar mund të jetojnë më gjatë dhe të jenë më të lumtur.

Siç kanë thënë ekspertët, personat e lindur në dhjetor e kanë më së vështiri. Kjo për shkak se planifikimi i festës së ditëlindjes është pak e vështirë kur janë edhe shumë festa tjera të fundvitit.

Megjithatë, ata i kanë disa përfitime për faktin që kanë lindur në të njëjtin muaj sikurse festat e fundvitit.

Studimet e shumta kanë theksuar se personat e lindur në dhjetor jetojnë më gjatë sesa personat e lindur gjatë muajve tjerë.

Hulumtimet po ashtu kanë zbuluar se bebe te lindura në dhjetor kanë tendenca të jenë më të sjellshme dhe më të shëndetshme.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Journal of Ageing Research”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme