Një prind nuk duhet të gënjejë fëmijën e tij, përfshirë këtu edhe emocionet negative, pasi e ndihmon fëmijën të bëhen i aftë në zgjidhjen e problemeve në jetë.
Gjithashtu sa më shumë të tregojnë prindërit emocionet e tyre të vërteta përpara fëmijëve të tyre, qoftë të stresuar, të shqetësuar apo të zemëruar për diçka, aq më e fortë bëhet marrëdhënia mes tyre.
Në këtë konkluzion kanë mbërritur kërkuesit e Universiteteve Amerikane të Washington State, Berkley dhe të San Franciskos pas një studimi të gjatë të publikuar në revistën shkencore “Emotion”.
Sipas njërës prej kërkueseve të studimit, Sara Waters, kur prindërit përpiqen të fshehin emocionet e tyre, cilado qofshin ato, tek fëmijet mbërrin ndjesia e negativitetit. Kjo ndikon në krijimin e një gjendjeje konfuzioni, pikërisht nga dy mesazhe konfliktuale që perceptojnë.
Sipas saj, rruga që duhet zgjedhur është që prindi t’i transmetojë fëmijës konfliktin më mënyrë të shëndetshme, nga fillimi në fund. Kjo sipas kërkuesve, i ndihmon shumë që të mësojnë të kenë një sens rregullator ndaj problemeve sepse në këtë mënyrë kuptojnë që ato mund të zgjidhen dhe situata përmirësohet./Klan Plus/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...