Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet se gjysma e meshkujve mes moshës 40 dhe 70 vjet vuajnë nga disfunksioni erektil në ndonjë fazë të jetës së tyre.
Disa dëshmi sugjerojnë se ilaçet e ditës moderne dhe produktet tjera janë duke ia ulur meshkujve nivelet e testosteronit, gjë e cila shpie në një nivel epidemik të rënies së flokëve, problemeve me ereksion, etj.
Thuajse gjysma e grave e fajësojnë veten kur partneri i tyre nuk mund të performojë në shtrat, ndërkaq 80% e zonjave e nënvlerësojnë atë se sa i zakonshëm është disfunksioni erektil.
Megjithatë, sipas Dr. Seth Rankin, shkaktari kryesor i problemeve me ereksion nuk ka të bëjë asgjë me gratë.
Ai thotë se mashkulli mund ta humbë ereksion si pasojë e shumë shkaktarëve – qoftë psikologë apo fizik.
Sidoqoftë, shkaktari më i zakonshëm i disfunksionit erektil është keqpërdorimi i drogave apo alkoolit.
Alkooli është depresues i cili shpie në kohë më të vonuar të reagimit dhe në shuarje të nervave, gjë e cila e pengon performancën në dhomë të fjetjes.
Në fakt, studimet tregojnë se meshkujt që janë të varur nga alkooli kanë deri në 70% më shumë shanse të vuajnë nga problemet seksuale.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor