Trupi përballet me një transformim, një fazë të re në jetën e një gruaje siç është menopauza. A është dhjami në menopauzë i pashmangshëm?
Kur cikli menstrual zhduket, prodhimi i estrogjenit ulet dhe ky ndryshim hormonal mund të pasqyrohet në të gjithë organizmin, duke ndikuar në metabolizmin dhe gjendjen shpirtërore. Ndër simptomat tipike të menopauzës, janë nxehtësia, thatësia e lëkurës së bashku me kompaktësinë e reduktuar të epidermës dhe elasticitetit, djersitje e bollshme gjatë natës, thatësi vaginale, probleme me përqendrimin dhe kujtesën, nervozizmi, etj.
Ndër ndryshimet që lidhen zakonisht me periudhën e menopauzës, vërehet gjithashtu një ndryshim në peshën e trupit, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet të ndodhë. Menopauza nuk do të thotë të dënohesh për të fituar peshë. Megjithatë, është e vërtetë që gjatë jetës, madje edhe në premenopauza, trupi ndryshon, sepse ne përballemi me periudha dhe faza të ndryshme. Këtu janë gjërat për të dini përse ju shtoni peshë gjatë kësaj faze të vështirë në jetën e një gruaje siç është menopauza.
Shkaqet shkencore: si ndryshon metabolizmi
Rritja e peshës dhe ndryshimet në trup gjatë menopauzës, të tilla si humbja e tonifikimit të muskujve dhe një ndjesi më pak harmonike e trupit, kanë një lidhje të rëndësishme me metabolizmin bazal, i cili tenton të reduktohet me moshën.
Sasia mesatare e yndyrës mes moshës 20 dhe 60 vjeç rritet nga 40 në 50%, madje edhe tek gratë që mbajnë një peshë të barabartë trupore, ndërsa përqindja e obezitetit të barkut rritet edhe më shumë. Nëse ushqimet yndyrore dhe kalorike digjen shpejt nga një organizëm shumë i ri, është e vërtetë që në një afat të gjatë, një dietë e pabalancuar, së bashku me tendencën për të qëndruar shumë ulur, mund të ndikojë negativisht në gjendjen tonë shëndetësore.
Shkaqet psikologjike: ndërgjegjësimi i një trupi që ndryshon
Nga studimet e neuroshkencës rezulton se aktiviteti fizik dhe jetesa aktive, përbëjnë një ilaç autentik për trupin dhe kanë një efekt rigjenerues për trurin, sepse ato kontribuojnë në krijimin e lidhjeve të reja nervore. Kryerja e një aktiviteti fizik mund të ndihmojë në djegien e kalorive dhe të ndikojë në metabolizëm.
Megjithatë, hulumtimet tregojnë se shpesh grupi i grave gjatë periudhës së menopauzës bën më pak aktivitet fizik se të tjerët. Sigurisht, disa faktorë mund të lidhen me ekzistencën e përditshme: shpesh një grua midis moshës 50 dhe 60 ende bën shumë orë të ditës punë; më shumë kohë zakonisht i kushtohet kujdesit për shtëpinë, pastrimin dhe gatimin, përveç rolit të gjyshes, që shpesh kërkon gjithnjë e më shumë energji. Shpesh ndryshimet hormonale krijojnë një stuhi që reflektohet edhe në humor, duke theksuar stresin dhe zemërimin, me pasoja në uri nervore të shtuar dhe tendencën për të ngrënë më tepër e për të mbushur kështu një vrimë emocionale.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK