Martesa është një hap i madh dhe i rëndësishëm në jetën e njeriut, por duket se ditët e sotme realiteti është krejtësisht ndryshe.
Gratë gjithnjë e më pak po zgjedhin të martohen. Gjithnjë e më shumë njerëz po refuzojnë të “vendosin”, sepse “kjo është gjëja e duhur për ta bërë” duke e vazhduar pastaj të vetëm udhëtimin e tyre.
Përderisa vitet kalojnë dhe shoqëria ndryshon, jo të gjitha gratë ëndërrojnë të martohen ose të “vendosin”. Jo të gjitha e shohin martesën si destinacionin final në jetë. Shumica prej tyre e kanë kuptuar se të martohesh, mbi të gjitha nuk është një nevojë e domosdoshme. Ato e kanë kuptuar se përpjekja për ti realizuar ëndrrat dhe pritja për diçka të vërtetë është gjëja më e mirë që mund ta bëni për veten.
Ekzistojnë shumë arsye pas kësaj. Këtu i keni disa prej tyre:
Është e vështirë të gjesh një burrë që është i denjë për kohën e tyre
Thjesht nuk ka më meshkuj që i’a vlejnë. Burrat e kalibrit të lartë nuk ekzistojnë më. Koha e tyre ka kaluar dhe ata pak që kanë mbetur është shumë e vështirë të gjinden. Me papunësinë e rritur dhe mungesën e vlerave të vërteta, janë bërë shumë më shumë problematikë të papjekur se sa burra të denjë që i’a vlen të provohet diçka me ta.
Martesa është thjeshtë jashtë mode
Në anën tjetër, martesa është një koncept i vjetër. Për qindra vite, martesa ka qenë një traditë që është ndjekur për arsye ekonomike dhe pragmatike, më shumë se sa për dashuri. Ka qenë mënyra më e mirë për njerëzit që të vendosin, ta gjejnë një partner të pasur, të krijojnë dhe të ekzistojnë në atë bashkim deri në ditën e vdekjes. Ka qenë momenti më i rëndësishëm historik në jetën e dikujt.
Burrat shpesh herë kanë frikë nga gratë e forta dhe të suksesshme
Duhet ta pranoni, në veçanti nëse jeni një burrë që i respektoni dhe i përkrahni lëvizjet feministe: shumica e burrave nuk e pëlqejnë kur e ndjejnë se pozicioni dominues patriarkal i tyre dhe burrëria e tyre po kërcënohet në çfarëdo qoftë mënyre. Ata thjesht nuk mund ta përballojnë të jenë me një grua e cila është më e fortë dhe më e suksesshme se ta. Prandaj, mund ta imagjinoni se përse është kaq e vështirë për një grua ta gjejë dikë që s’ka frikë të jetë më një grua që ka vetëbesim dhe është e vetëmjaftueshme.
Lidhjet e lira po bëhen një trend
Të bëhemi njerëz real: Romanca ka vajtur për dreq. Takimet moderne të dashurisë praktikisht janë të bazuara tek njoftimet facebook-ut dhe tek mesazhet e drejtpërdrejta. Aplikacionet e tilla si “Tinder” janë duke u shpërndarë si një virus në mënyrë të pakontrolluar. Askush nuk ka kohë të fokusohet dhe të angazhohet në një lidhje serioze, sepse “shoqërimi rastësor” është duke u bërë trend.
Martesa për gratë nuk është më një domosdoshmëri për tu bërë nëna
Në Amerikë, 40% e fëmijëve janë të lindur nga nëna beqare. Në anën tjetër, me rritjen e teknologjisë dhe me zbulimet e mëdha shkencore, një grua madje as nuk ka nevojë për një burrë për të pasur fëmijë. Martesa nuk është më e nevojshme që një grua të ketë fëmijë. Si rezultat i kësaj, “turpi” nga të qenurit një nënë beqare po zvogëlohet.
Gratë janë bërë personi me të cilin ata duan përfundimisht të martohen
Gratë nuk janë më gjinia e dobët. Ato nuk kanë nevojë për mbrojtje. Ato s’kanë nevojë për një kalorës me një parzmore shkëlqyese dhe as për princin magjepsës. Ato janë ngritur mbi stereotipet dhe do të vazhdojnë në ngrihen.
7 . Ëndrrat e tyre janë bërë prioriteti i tyre
Është e thjeshtë: shumica e grave më në fund e kanë kuptuar që që gjithmonë duhet ta vlerësojnë veten para të tjerëve. Disa prej tyre e kanë kuptuar se përpjekja për ti realizuar ëndërrat dhe puna e madhe për veten do të jetë gjithmonë prioritet i jetës. Martesa nuk është synimi i tyre. Karriera dhe ëndërrat e tyre më të thella vijn para gjithçkaje tjetër.
Nga Stephanie Reeds (curiousmindmagazine)
Në shqip nga filozofia.al
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...