Leximi me zë është metodë kyç për zhvillimin e shprehive lexuese dhe arritje të suksesit në shkollë, si edhe arritje e dijes dhe e shkathtësive, – konstatojnë pedagogët.
Leximi me zë është shumë argëtues dhe mund të “lozet” si ritual natyral, aq më parë në ditët e zymta kur të gjithëve u mungon fantazia për organizim të kohës së lirë, transmeton Telegrafi.
Edhe për ç’arsye është me rëndësi që prindërit t’u lexojnë fëmijëve nga vegjëlia dhe vogëlushët t’u lexojnë atyre apo para tyre?
* Në këtë mënyrë punohet në preventivën e vështirësisë së leximit.
* Leximi i librit në këtë mënyrë është në qendër të vëmendjes së fëmijës dhe burim i dobishëm dhe përvojë e këndshme.
* Pasuron fjalorin e më të rinjve dhe dijen e tyre të përgjithshme, sepse atë që e lexojnë mund ta lidhin me ato që shohin dhe dëgjojnë përreth vetes.
* Kur prindërit lexojnë me zë, bëhen shembull i mirë i fëmijëve dhe transmetojnë tek ata dashurinë ndaj librit.
* Vogëlushët njihen me gjuhën e letërsisë, e cila dallon nga ajo e përditshmja, gjë që është e rëndësishme për arsimim.
* Derisa dëgjojnë, fëmijët fantazojnë për njerëzit, vendet dhe situatat të cilat nuk i kanë njohur dhe përjetuar.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...