Nëse keni arritur në një fazë që të pyesni veten se si është e mundur që të mos keni të dashur, ndërkaq shumë “më të këqija se ti” tashmë janë martuar, koha është të studioni vetveten dhe të gjeni shkaqet përse nuk keni krijuar lidhje.
Nuk dëshironi të dilni në takime
Princi i përsosur paraqitet në dyert tuaja vetëm në përralla dhe në filma hollivudianë. Në jetën reale, do të detyroheni që të angazhoheni dhe sa për fillim, duhet të dilni nga shtëpia. Duhet patjetër të shkoni nëpër klube, të shkoni në kinema, të regjistroheni në ndonjë kurs, të shëtisni…, transmeton Telegrafi.
Ju jeni qendra e botës
Është krejtësisht në rregull t’i përkushtoheni vetvetes në aktivitete të cilat ju bëjnë të ndiheni e lumtur. Mirëpo nëse këtë gjë e bëni gjithë kohën, do të gjendeni në një situatë që të dëshironi të punoni vetëm ato gjëra që ju përshtaten, andaj edhe kur të paraqitet ndonjë mashkull potencial, do ta refuzoni shumë shpejt.
Jeni tepër e zënë
Është ky një problem real i shekullit të 21-të, mirëpo kur të organizoheni më mirë dhe të caktoni prioritetet, do ta kuptoni që me siguri do të keni shumë momente bosh të cilat mund t’i përdorni për t’u argëtuar.
Keni standarde tepër të larta
Kërkoni partner, i cili duhet të jetë i arsimuar, por jo mendjemadh, materialisht i rregulluar, por të jetë xhentëlmen dhe jo koprrac, argëtues, por të mos bëjë shaka në llogari tuajën, romantik por jo edhe patetik, i butë, por edhe i vrazhdë kur duhet dhe, natyrisht, i bukur por jo edhe të kalojë orë të tëra nëpër palestra. Nëse jeni e përsosur, vetëm vazhdoni…
Jeni tepër agresive dhe jotaktike
Nuk paraqet problem se çka thoni, por si e thoni. Nëse dikë sapo e keni njohur, mos e sulmoni me fjalë, sepse do të ndihej sikur të ishte në ring boksi, andaj do të dëshirojë që menjëherë të ikë. Uleni zërin, qëndroni me të dyja këmbët në tokë, ndërkaq debatet lërini për një moment kur do ta njihni më mirë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...