Përse duhet të pimë lëng të aloe verës?

12:20 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Kemi dëgjuar shpesh-herë nga ekspertët e bukurisë dhe të shëndetit se lëngu i gjelbër ndihmon në parandalimin e plakjes, por rekomandimi i ri është konsumimi i lëngut nga aloe vera.

Aloe Vera përmban vitamina përfshirë vitaminën B, C dhe E sikundër edhe acidin folik i cili forcon sistemin imunitar të trupit, shëndeti i të cilit shpesh herë reflektohet në lëkurë.

Përveç këtyre ajo përmban:

  • Kalcium
  • Magnez
  • Bakër
  • Zink
  • Mangan
  • Kalium

Aloe Vera është ndër burimet e vetme bimore e pasuruar me vitaminën B- 12, një lajm I shkëlqyer për vegjetarianët.

Marrja në formë të lëngët të këtij produkti lufton edhe sëmundje të ndryshme dhe i parandalon ato.

Hidratimi i lëkurës që bëhet më anë të  aloe verës ndihmon në qetësimin e lëkurës problematike dhe me akne.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme