Pavarësisht rrjeteve sociale, vetmia tani duket se është bërë një lloj pandemie. Rreth 50% e të rriturve e kanë të vështirë të gjejnë partner.
Por, cilat janë arsyet se përse njerëzit hasin në vështirësi për ta gjetur fatin e jetës? E kanë të fiksuar një mendim se si duhet të jetë lidhja ideale Çdo njeri e ka një mendim se si duhet të jetë lidhja ideale.
Por, fatkeqësisht iluzionet shpeshherë shkatërrohen nga realiteti dhe nuk ka ndonjë gjë të tillë si lidhja ideale apo si dy persona të përsosur. Kështu, ju duhet ta keni parasysh se askush nuk është i/e përsosur dhe çdo njeri ka gabime.
Nuk keni mjaftueshëm vetë-respekt Respektimi i vetes dhe tjerëve është baza e çdo lidhje. A mund ta dashuroni një person që nuk e respekton vetveten? Kjo lloj lidhje me shumë gjasë do të bazohej në faj dhe në mëshirë, dhe nuk do të ishte e mirë për asnjërin partner.
Nuk dini të falni të gjithë bëjmë gabime, madje edhe ju. Por, nëse e keni të vështirë t’ia falni dikujt gabimet, pavarësisht se shpesh bëni gabime vet, atëherë kjo jua pamundëson shanset drejt dashurisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...