Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që përjetohen kur jemi në gjumë. Secili prej nesh mban mend ndonjë ëndërr e cila e ka prekur, qoftë ajo e bukur apo e keqe.
Ëndërroni ndonjë ngjarje të ardhshme, ngjarje të bukur në të cilën kënaqeni, por mu para “finales” së madhe, ju del gjumi. Ëndrrat me detaje të shumta, me të cilat kënaqeni, quhen ëndrra lucide, sepse gjatë tyre jemi të vetëdijshëm që po ëndërrojmë dhe madje në mënyrë të vetëdijshme mund të ndikojnë në ngjarjet pasuese. Në fazën REM, kur në gjumë sytë bëhen të palëvizshëm, ëndrrat janë më të gjata dhe më të bukura.
Mirëpo mund të ëndërrohet edhe gjatë fazës NREM (fazë në të cilën sytë nuk bëjnë lëvizje të shpejta), vetëm që ato ëndrra nuk do t’i mbajmë në mend. Shkurt, ëndrra të cilën e mbani në mend menjëherë pas zgjimit, por ju duket e papërfunduar, nuk është e fundit të cilën e keni ëndërruar. Është vetëm e fundit nga faza REM, të cilën e mbani mend, ndërkaq ju duket që ka përfunduar vetëm para një sekonde.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...