Ekspertët thonë që ky reagim është pasojë e lodhjes, sepse lodhet çdo pjesë e trupit të bebes, andaj edhe sytë.
Për të zvogëluar tendosjen në muskujt e syve, ajo pa vetëdije fillon t’i prekë kapakët e syve dhe t’i fërkojë, kështu që të rriturit përpiqen që me masazh t’i ndihmojnë vetes kurdo që diçka u dhemb.
Shumica e prindërve atëherë ua largojnë duart, duke u frikësuar se do të lëndohen, mirëpo pediatrit thonë që kjo gjë është gabim, derisa fërkimi nuk është i vrazhdë dhe nuk zgjat shumë.
Në vend që t’i çorientojnë në këtë, nënat dhe baballarët do të duhej që këtë ta “lexonin” si apel për të shkuar në shtrat.
Nëse megjithatë bebja nuk do të flejë, mund të thotë që me fërkimin e syve dërgon sinjal që diçka tjetër e pengon.
Është e mundshme që i ka hyrë pluhur apo ndonjë gjë tjetër, prandaj do të duhej të verifikohej, në mënyrë që me fërkim të mos e komplikojë edhe më tepër situatën.
Mbase edhe “proteston” edhe për shkak të ajrit të thatë në dhomë.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...