Për shembull, kapaku i WC-se, bishtat e cigareve te harruara mbi lavaman, paaftësinë për të hekurosur, për të pastruar dhe për të larë enët pa iu drejtuar elektroshtëpiakeve. Për të mos folur me pas për mbivlerësimin e figurës se nënës dhe te miqve, tema këto te paprekshme, pavarësisht çdo prove për te kundërtën.
Me poshtë do te gjeni te renditura disa fakte qe nuk mund t’i ndryshoni kurrë te një partner.
Mbivlerësimi ndaj mamasë
Çdo tentative për ta bindur se mamaja është një grua si gjithë te tjerat, do te dështojë. Për atë, asnjë (dhe as ju) nuk mund të konkurrojnë dot modelin e përsosmërisë te se ëmës. Ndaj me mire ia vlen qe te dorëzoheni, cilado qofshin cilësitë tuaja, sepse përndryshe keni për te humbur.
Zakonin e te lënit ngritur të kapakut të WC-së
Lënia ngritur e kapakut të WC-së është një zakon i rrënjosur sa te ata, aq edhe te ju, për ta ulur atë. Në të vërtetë është një çështje e nevojave te ndryshme për te dyja palët ndaj nëse nuk ndryshoni ju ne kete zakon, nuk e ndryshojnë as ata, pasi kjo ka te beje me origjinën e veprimit.
Zakoni për të mos bashkëpunuar në “çështjet” shtëpiake
Pavarësisht tentativave për ndryshime ne gjeneratat e fundit te meshkujve, punët e shtëpisë mbesin ende “pune femrash”. Edhe kur ju jeni në punë e në karrierë si ai, edhe nëse keni fëmijë, përsëri detyrat me te shumta brenda mureve te shtëpisë, do t’ju mbesin juve. Nuk mund ta ndryshoni këtë fakt. Edhe nëse ndodh një mrekulli, ai nuk do te dije t’i beje punët ashtu si ju. Në këtë mënyrë, do te mbesin përsëri te pakënaqura.
Miqtë
Miqtë e tij janë objekt i privilegjuar i grindjeve, nëse do te dilni kundër, veçanërisht kur kane shume vite qe njihen, janë me te vegjës se ai, apo janë beqare, gjithmonë te gatshëm për t’i përfshirë ne tundime. Nëse do te provonit t’i ndryshonit, do te ishte një mision i pamundur.
Gjumin pas marrëdhënies seksuale
Kjo nuk është një çështje zakoni me shume sesa fiziologjike. Dihet se nëse ne femrat, pas te berit dashuri, kemi akoma energji për të falur përkëdhelje me ëmbëlsi ata bashkëpunëtorët me hormonet, kanë nevoje për një gjumë te mire çlodhës. Kjo gjë nuk do te ndryshoje fare dhe ju nuk keni pse te mërziteni!
Rrëmujën
Ka edhe ekzemplarë te rregullit dhe tejet efikase, por ata i përkasin minorancës. Zakonisht preferojnë t’ia lënë femrës detyrën e organizimit dhe te sistemimit; po me këtë justifikim e lejojnë veten qe te kultivojnë pa limit edhe pjesën e tyre kaotike.
Mungesen e korrektësisë
Sa here ju ka ndodhur që partneri t’ju thotë se nuk do te vonohet shume kur del me miqtë, apo kur përfundon punën? Shumë herë apo jo, pavarësisht se ju ka kërkuar falje për vonesën e tij për te ju shoqëruar diku, ai ende nuk ka ndryshuar këtë zakon te tij. Mos shprehni se do ta ndryshoje, çfarëdo që të bëni!
Dëshirën për liri
Pavarësisht se ai mund te jetë tip ngjitës, xheloz dhe shumë i dashur pas jush, herët a vonë dëshira per liri do t’i rikthehet medoemos. Kjo nuk do te thotë se do te ju tradhtojë besimin tuaj, ose do t’ju braktise, por me siguri do te ketë nevoje për te bere me shumë pauza vetmie.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...