Përpara se të vdesë, nëna i lë vajzës së porsalindur 18 vjet dhurata

01:25 | 2 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Elisa Girotto, 40 vjeçe, nga Spresiano provincë e Trevisos në Itali, drejtuese banke kishte zbuluar sevunate një tumor në gji, shumë agresiv, i vështirë për t’u kuruara. 4 ndërhyrje kirurgjikale dhe kimioterapia nuk kishin mjaftuar.

Pas martesës së përshpejtuar me shokun e jetës, mes dëshirës për të përjetuar ndjesinë e fustanit të bardhë, asaj i mbetej të mendonte për vajzën e saj Anna, për të gjitha Krishtlindjet dhe ditëlindjet që e vogla do të kalonte pa të.

Kështu vendosi t’ia bënte gati dhuratat për çdo 21 gusht (ditëlindja e saj) dhe 25 dhjetor, derisa ajo të bëhet 18 vjeçe. Kukulla e pellushë, histori për të lexuar, tualete, ditarë sekretë dhe një hartë të botës ku shënohen udhëtimet imagjinare që mund të kishin bërë nënë e bijë.

Elisa ndërroi jetë më 27 gusht, në shtëpinë e saj në Treviso./g.shqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme