Kur keni përfituar djalin, keni bërë hapin e duhur mirëpo tani e ka rradhën njohja me familjen e tij të cilën duhet ta përfitoni të tërën.
Nuk është e rëndësishme që familja e tij t`ju adhurojë por që marrëdhënia juaj të jetë e ëmbël dhe e thjeshtë. E njejta vazhdon edhe për familjen tuaj.
Familja e tij ju ftojnë për darkë që të njiheni më mirë, ja se si të veproni:
Mos u vononi
Familja e partnerit tuaj ju ka ftuar në darkë që të njiheni, vonesa nënkupton mosrespekt andaj mundohuni që të jeni në kohë.
Në anën tjetër edhe të paraqiteni shumë herët nuk është mirë pasi që mund ti gjeni të papërgatitur.
Mos shkoni duarthatë
Është një shenjë e vogël vëmendjeje dhe e madhe kujdesi.
Mjafton një shishe verë, ëmbëlsirë, lule.
Shmanguni nga alkooli
Nëse ju ofrojnë aperitiv para darkës,mos refuzoni.
Por mos e teproni pasi që askush nuk dëshiron që të dehet dhe të turpërohet para familjes së partnerit.
Keni kujdes në sjelljet e juaja
Duhet të jeni e vetëdijshme se si dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes pasi që të gjitha sytë dhe veshët do jenë drejtuar tek ju.
Mos bëni tinguj derisa hani, mos flisni me gojën plot, mos u qeshni me zë të lartë.
Ndihmoni në pastrimin e tavolinës
Kur jeni paraqitur sigurisht se gjithçka ka qenë gati, mirëpo tani që përfundoi darka ndihmoni në punët e shtëpisë.
Përshtypja që do lini është sukses i garantuar
Nëse kaloni me sukses tërë 5 hapat, shanset që të përfitoni nënën e tij janë të mëdha.
Por marrëdhënia duhet kultivuar ashtu që takimin e dytë vazhdoni me të njëjtën tempo.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...