Google ADS

Përmes ushtrimeve mund t’i shpëtoni sulmit në tru

00:23 | 19 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Çiklizmi apo vrapimi në moshë të mesme, mund t’i mbrojnë njerëzit nga goditja në tru (apo siç njihet në gjuhën popullore pika në tru).

Në fakt, sipas një studimi, ushtrimet e rregullta fizike në moshën 40 vjeçare mund t’iu bëjnë të keni enë të gjakut në tru të një 16 vjeçari edhe nëse jeni 70 vjeç.

Doktori i këtij studimi, James Faber, ka thënë se këto të gjetura sugjerojnë që ushtrimet aerobike e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru dhe ju mbrojnë nga goditjet në tru në moshë të shtyrë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme