“Dua të të bëj të lumtur” gjatë edicionit të parë, mori përsipër të gjitha operacionet për rikthmin e Gersit në gjendjen normale, por ky proces kërkon kohë.
Në studion e “Dua të të bëj të lumtur” këtë herë ishin shokët e klasës ata që e kishin ftuar Gersin, për t’i treguar se sa shumë e donin.
Miqtë zbuluan se Gersi është një nxënës i dalluar dhe një dashamirës i madh i futbollit, moment ky i cili do të kulmonte me prezencën në studio të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.
Cana iu bashkua idesë së “Dua të të bëj të lumtur”, duke sjellë si dhuratë për Gersin dhe miqtë e tij, uniformat e Kombëtares, topat origjinal të firmosur prej tij dhe biletat për ndeshjen miqësore Shqipëri – Norvegji, që do të mbahet më 26 mars.
Momenti më emocionues ishte ai kur Cana i dha një mesazh të fortë për jetën Gersit, në të cilin nuk i përmbajti dot as vetë lotët.
“Gjërat më të rëndësishme arrihen me forcën më të madhe, që është brenda nesh. Bukuria e vërtetë e njeriut nuk gjendet në pamjen e jashtme, por gjendet në zemrat tona. Unë kam një djalë, që e quajnë Bojken. Unë dua që në të ardhmen ai të bëhet si unë dhe shpresoj që të më kalojë, por nëse do të ndjekë edhe hapat e Gersit do të isha shumë i lumtur”, – u shpreh ish-futbollisti./tch/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...