Përgatisni pastrues të ajrit në kushte shtëpie

10:23 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Duke e bërë shtëpinë apo mjedisin ku punoni një ambient më të pastër dhe të freskët ju do të ndjenjë shumë më shumë disponim dhe energji pozitive.

Stina e pranverës është më optimalja ku ju mund të përgatisni mijëra kombinime nga fruta të ndryshëm, lule dhe vajra, për të mbajtur ambientin e freskët me përbërës të shëndetshëm, larg produkteve artificial që mund të jenë edhe të dëmshëm.

Kjo recetë është më e thjeshtë që mund ta përgatisni dhe ju ndihmon për një ambient të tillë.

Ju nevojitet një enë më e thellë, ujë, rozmarinë dhe ekstrakte të vaniles.

Në një enë të mesme më të thellë, mbushni 2/3 e saj me ujë dhe vendoseni limonin e prerë në rrathë pastaj shtoni rozmarinë dhe vanillë. Lëreni këta përbërës t’ju freskojnë gjatë tërë ditës.

Përdorimi më shumë se dy ditë i këtij lëngu nuk preferohet pasi që humb vlerat e saj. Por, ju mund të bëni kombinime nga më të ndryshmet varësisht nga preference juaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme