Përdorni këto ushqimi dhe dhjami në barkun tuaj do të zhduket menjëherë

10:09 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

Dëshira për bel më të hollë dhe bark më të rrafshët nuk duhet pasur vetëm për t’u dukur bukur me xhinse. Njerëzit që kanë sasi të madhe dhjami që mbështjell organet kanë më shumë rrezik nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2, veçanërisht kur perimetri i mesit te gratë i kalon 90 cm.

Nuk ka ndonjë formulë magjike kundër dhjamit të barkut, por kërkimet tregojnë që ta mbushësh pjatën me ushqime që luftojnë dhjamin e barkut, si pjesë e një diete të shëndetshme, mund të ndihmojë. Këtu gjeni ushqimet që duhet të hani për ta pasur më të lehtë të hiqni dhjamin abdominal.

1. Çaji jeshil: Një pije shumë e mirë për bark të rrafshët është çaji i gjelbër. Ky çaj përmban catechin-a, përbërës antioksidantë bimorë që kanë veti kundër obezitetit. Pija gjithashtu përmban kafeinë, që mund të ndihmojë për të përshpejtuar metabolizmin.

2. Vezët: Sasia e duhur e proteinave në dietën tënde është esenciale për të qëndruar e padhjamosur. Jo vetëm të ndihmojnë për t’u ngopur gjatë vakteve, por gjithashtu mund të rrisin metabolizmin dhe të ndihmojnë në zmadhimin e muskujve dhe rritja e indit muskulor rrit dhe metabolizimin më shumë.

3. Avokadot: Nëse e përdor, je me fat. Një studim i fundit ka zbuluar që avokado mund të ndihmojë në zvogëlimin e shifrave të perimetrit të mesit, presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, të shoqëruara me sindroma metabolike, një grumbull faktorësh risku që rrisin mundësitë për sëmundje zemre, atak dhe diabet.

4. Qiqrat: Sido që t’i hani, të pjekura apo jo, të grira në hummus apo të thërrmuara mbi sallatë, qiqrat janë një ushqim me ngarkesë të ulët glicemike që japin një sasi të mirë fibrash (5 gramë) dhe proteinash (5 gramë) dhe vetëm 105 kalori për gjysmë filxhani.

Të gjithë këta faktorë ndihmojnë për ta mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm dhe të mbajnë të ngopur dhe të kënaqur nga ushqimi, më gjatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme