Kontrillimi në mënyrë të vazhdueshme në Facebook, se çfarë janë duke bërë shokët, mund të na udhëheq drejt depresionit.
Studimi më i fundit, nga hulumtuesit në “Nanyang Technological University, Bradley University and the University of Missouri Columbia”, ka gjetur se ata që e përdorin në masë të madhe Facebook-un, mund të përjetojnë zili, gjë që mund ti udhëheq shumë lehtë drejt pikëllimit. Hulumtuesit, kanë marrë në studim rreth 736 studentë, dhe kanë gjetur se nëse ata shohin postimet e ndryshme nga shokët e tyre në Facebook, e krahasojnë me jetën e tyre, dhe e krahasojnë me të tjerët, gjë që i bën të ndihen keq për veten.
“ Nëse Facebook, përdoret për të parë se sa mirë është duke kalur një shoqe në lidhjen e saj, apo financiarisht, apo gjëra të tilla që shkaktojnë zili mes përdoruesve, mund të japin ndjenja depresioni”, thotë Margaret Duffy, profesoreshë në Universitetin e Missourit.
Ky sipas saj, nuk është vetëm një fenomen që po ndodh vetëm tek studentët. Për shumë njerëz Facebook, është bërë pjesë e madhe e jetës së tyre.
Ku shumica, e kanë edhe në telefon, gjë që u mundëson ta përdorin kudo që ata janë, qoftë në shtëpi, punë apo kudo tjetër. Për disa facebook, është një dritare e vogël, që lejon të hysh brenda jetës së shumë njerëzve. Ata kanë fëmijë, shtëpi të bukura, mund të shohim prezantime të ndryshme të ushqimeve.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...