Argjila ka fuqi të madhe të absorbimit, ajo thith, drenazhon dhe largon papastërtitë nga organizmi
Veprimi i saj është antitoksik, rrit imunitetin e organizmit, gjallëron qelizat dhe i furnizon me energji, shpejton procesin e shërimit të plagëve dhe pastron lëkurën, përmirëson absorbimin e ushqimit, vendos balancën e florës në zorrë dhe evakuon materiet helmuese, që janë të dëmshme për shëndetin.
Ku duhet blerë argjilën?
Argjilën është më së miri që ta blini në barnatoret bimore. Prodhohet në formë të granulave ose pluhuri. Ekzistojnë shumë lloje të argjilës: e gjelbra, e verdha, e hirta dhe e bardha. Megjithatë, e gjelbra përdoret më së shpeshti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Si përdoret argjila?
Argjila pihet, e përzier me ujë ndërsa për përdorim të jashtëm më së shpeshti në formë të maskave, dhe shtresave. Në gjysmë gote me ujë e shtoni një lugë të vogël me argjile. E lini që të qëndrojë 2-3 orë (bën edhe më gjatë). Në mëngjes, ende pa ngrënë kafjall, e përzini lëngun dhe e pini. E pini vetëm ujin (sidomos në fillim), pritni që argjila të bjerë në fund të gotës. Gjatë kësaj kure me argjilë, duhet që ta rritni konsumimin e ujit për ta shpejtuar procesin e largimit të materieve të dëmshme nga organizmi. Konsumimi i argjilës nuk bën të zgjasë më shumë se tri javë. Efekti i argjilës është jashtëzakonisht i fortë, organizmi reagon ndaj saj, kështu që nganjëherë mund t’ju duket sikur gjendja po përkeqësohet, por, duhet të këshilloheni me mjekun para se të filloni me përdorim të argjilës me qëllim të shërimit. (Kujdes ju rekomandohet nëse keni shtypje të lartë të gjakut, nëse vuani nga astma dhe alergjitë).
Argjila dhe bukuria
Argjila përdoret edhe sikur mjet natyral për kujdes ndaj lëkurës së fytyrës dhe trupit. Është shumë efikase në trajtimin e ndryshimeve në lëkurë dhe në rigjenerimin e saj. Mund të përdoret në formë të maskës ose në vaskë me ujë të ngrohtë. Në vaskë absorbohet lehtë, ka efekt pozitiv në tërë organizmin, sepse relakson, largon lodhjen dhe stresin, ndërsa lëkura bëhet e shëndetshme, e butë dhe elastike. Vaska me glinë redukton tensionimin e muskujve dhe dhimbjet në nyja.
Vaska
Në ujë të ngrohtë e shtoni argjilën në formë pluhuri. Qëndroni në vaskë rreth gjysmë ore. Për të ndikuar barabartë në tërë trupin, e lyeni trupin me argjilë dhe lëreni deri kur të fillojë të thahet. Më pas e mënjanoni tërë argjilën nga lëkura (me një dush të gjatë me ujë të vakët). Kjo vaskë relakson, largon helmet dhe kontribuon në bukuri të lëkurës.
Maska
Maska me argjilë përdoret për pastrim të thellë të lëkurës: Argjilën e përzieni me pak ujë të ftohtë, e aplikoni në fytyrë (shmangeni zonën rreth syve dhe buzëve). Pas 10 minutave e shpëlani me ujë të vakët. Megjithatë, kjo maskë më e mira është për lëkurë të yndyrshme, lëkurë të tharë, lëkurën e tharë të fytyrës mund ta thajë edhe më shumë.
Maska për flokë
E përzieni argjilën në formë pluhuri me vaj ulliri. E aplikoni në flokë dhe lëreni që të veprojë rreth 20-30 minuta. Më pas i lani mirë ato. Flokët do të jenë të shkëlqyer, të pastër dhe të butë.
Vërejtje: Pas secilit përdorim individual, argjilën e hidhni. Ajo ka mbledhur të gjitha helmet nga trupi juaj dhe mos e përdorni sërish.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...