Orizi është përbërësi i mrekullueshëm që është përdorur për 80 vjetët e fundit në kozmetikë gjithandej botës.
Orizi ka efekte jashtëzakonisht të dobishme për lëkurën tuaj pasi hidraton dhe zbut lëkurën dhe parandalon plakjen e parakohshme.
Kjo maskë natyrale që ju sjellim më poshtë përbëhet nga orizi, mjalti dhe qumështi që sapo ta provoni, jemi të bindur se do të bëhet produkti juaj i preferuar kozmetik.
Përbërësit:
1 lugë çaji qumësht të ngrohtë
1 lugë çaji mjaltë
2 ose 3 lugë çaji oriz
Përgatitja:
Zieni 2 ose 3 lugë oriz derisa të zbutet. Kullojeni dhe vendoseni në një enë. Lajeni orizin e zier dhe shtoni 1 lugë çaji qumësht të ngrohtë.
Përzieni mirë dhe shtoni 1 lugë mjaltë. Përzieni sërish mirë dhe maska e fytyrës tuaj është gati.
Vendoseni pjesën tjetër të mbetur në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë për katër ditë.
Kur të vendosni maskën, lëreni të qëndrojë për 30 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujin që ka mbetur nga orizi i zieri.
Uji i orizit do të ushqejë lëkurën tuaj, do t’i japë një shkëlqim natyral dhe do ta bëjë atë të duket më e re.
Orizi është i ngarkuar me vitaminë B që stimulon rigjenerimin e qelizave, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson procesin e plakjes.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...