Imagjinata gjithmonë i shpinë njerëzit në krijime të mrekullueshme, pasi që është baza e çdo procesi shpikës.
Të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë imagjinuar dhe ëndërruar diçka të caktuar, kanë punuar rreth saj dhe ia kanë dalë mbanë, pasi që është instrumenti më i fuqishëm drejt fitores.
Dhe jo vetëm profesionistët duhet të kenë imagjinatë, por edhe gratë dhe meshkujt që merren me biznes apo gjëra tjera.
Ja katër mënyra të thjeshta se si ta përmirësoni procesin e imagjinatës.
Analizojeni vetveten
Në vend se të përdorni celularin e mençur gjatë pauzës në punë, më mirë uluni apo ecni dhe mendoni pa pasur ndonjë gjë afër që ju shpërqendron.
Mendoni për gjërat që janë duke ju mbajtur prapa dhe mendoni se si ta përmirësoni situatën aktuale. Zakonisht, idetë e mahnitshme vijnë papritmas!
Bëhuni kureshtar
Bëni pyetje gjatë bisedës me një person. Mësojeni se përse një person mendon në ndonjë mënyrë të caktuar, pasi që kjo do t’ju bëj më të hapur ndaj ideve dhe do t’ju ndihmoj të imagjinoni më mirë.
Shmangni makinat e kërkimit
Para se të kërkoni diçka online, kujtoni atë që e dini dhe shikoni se çfarë mund të bëni me informacionet që i posedoni.
Lejoni makinat e kërkimit t’ju shërbejnë vetëm si ndihmës, e jo si burim kryesor i të dhënave.
Zgjidhni problemet
Gjeni mënyra të reja për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve.
Gjithmonë mbani mend që puna e vazhdueshme ndihmuar nga imagjinata ju shpinë në vende të jashtëzakonshme.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...