Mund t’i lani flokët në mëngjes e në mbrëmje do t’ju duhet sërish të bëni dush !
Kjo, sepse flokët do të jenë yndyrosur dhe ju thjesht nuk mund të dilni më në atë gjendje!
Njerëzit do të mendojnë se ju mund të keni disa ditë pa u larë, kur në të vertetë ju thjesht keni flokë të yndyrshëm! Ajo që nuk dini është se larja e përditshme e thonjve, jo vetëm që nuk e përmirëson gjendjen, por do të nxisë akoma më shumë prodhimin e yndyrës !
Mund të mendoni se floku juaj nuk ka nevojë për ndonjë produkt vajor, sepse boll prodhon vetë koka juaj, por ekspertët pohojnë se vaji i kokosit do të hidratojnë skalpin e kokës dhe do të thithë yndyrën e tepërt nga rrënjët e flokëve. Aplikoni këtë vaj në të gjithë kokën tuaj (kryesisht tek rrënjët) dhe lëreni për 30 minuta. Më pas shpëlajini flokët normalisht.
Xheli i Aloe Verës hidraton dhe ushqen flokët. Cosmopolitan rekomandon aplikimin e xhelit direkt mbi flokët tuaja duke e lënë atë për pesë deri në shtatë minuta. Pastaj lani flokët tuaj normalisht.
Flokët duhen lagur me birrë pasi t;i keni larë me shampo ! Duhet t’i lini për disa minuta me birrë e më pas thjesht t’i shpëlani me ujë të bollshëm.
Përzieni 4 lugë uthull molle në një filxhan gjysmë të mbushur dhe me këtë përzierje lyeni kokën. Masazhoni skalpin për disa minuta e më pas lajini flokët me shampo.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...