Claudia Roden, autorja e nderuar e librave klasikë të recetave për ushqimin e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, zbulon përbërësin e saj të preferuar të kuzhinës.
Ajo është shprehur se rastësisht ka zier limonë dhe i ka përdorur më pas në gatime të ndryshme, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
“E ziej për 20-30 minuta. Nuk e kam caktuar me kohë, thjesht e ndiej, dhe kur është vërtet e butë, është bërë … jo më shumë se 30 minuta zakonisht. Mbajeni poshtë me një pjatë në mënyrë që të mos notojë, por nuk keni nevojë nëse keni kapak. Kur dëshironi ta përdorni, priteni dhe përdoreni”, tha ajo.
Ajo ka theksuar se limonin e zier e përdor nëpër pjatat me makarona, me mish pule, qengji dhe peshk, dhe nganjëherë e copëton dhe e vendos në sallatë me speca dhe domate të kripura..
“Nuk është aq e zakonshme të zieni agrumet. Unë nuk kam dëgjuar për dikë që e bën këtë dhe sigurisht, njerëzit që e kanë ngrënë në shtëpinë time të gjithë duan ta bëjnë atë më pas. Ka shije të mrekullueshme dhe i ndryshon komplet pjatat”, tha ajo.
Limoni njihet për vlerat e mëdha ushqyese dhe për sasinë e konsiderueshme të vitaminës C./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030