Të mësuarit e injorimit të disa personave nënkupton t’i japësh frymëmarrje jetës dhe, të jesh i lumtur. Të mbash distancë nga individë negativë, manipulues, nga ata që duan të të përdorin, është shpesh e nevojshme edhe për vetë shëndetin mendor. Jo të gjitha marrëdhëniet pasurojnë apo mbushin jetët tona me gëzim dhe dritë, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm.
Është e kotë të përpiqesh të shohësh gjithmonë diçka të bukur dhe të mirë në marrëdhënie të caktuara. Në disa nuk ekziston, dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Sakrifikimi i paqes dhe shëndetit tonë mendor për të çuar përpara gjithçka, nuk ia vlen absolutisht barra qiranë. Panorama e atyre që jetojnë marrëdhënie toksike me njerëz që nuk mund të jenë të sinqertë dhe që japin vetëm emocione pozitive, është e gjerë. Marrëdhënie të bazuara në shkëmbim interesash, mbi egoizmin.
Rritje do të thotë, të mësosh t’i injorosh këta njerëz, të largohesh nga marrëdhëniet e ngjashme. Nuk është e lehtë të dallosh toksicitetin e një marrëdhënieje, sidomos në fillime. Shpresat dhe ndjenjat mbulojnë sytë.
Personat shumë kritikë
Askush nuk duhet të ndikojë zgjedhjet tona apo në mënyrën tonë të të qenit. Ajo që mendojnë të tjerët, nuk duhet të na shqetësojë, edhe pse pas individëve gjithnjë gati për të të kritikuar, fshihen zili dhe frustrime.
Personat që krijojnë pasiguri
Ata që duket sikur dinë gjithçka për ne, për jetën tonë, atë që na përket apo jo. Përfundojnë duke krijuar pasiguri të ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme dhe frustrime të vogla.
Mos u shqetësoni për atë që nuk mund të kontrollohet
Mos u merakosni duke u përpjekur që gjithmonë të dukeni të përsosur për të dhënë një përshtypje të mirë. Ajo që të tjerët mendojnë me të vërtetë për ne, nuk mund ta dimë. Më mirë të jesh vetvetja dhe të jesh në paqe.
Kush krahason gjithçka dhe të gjithë në mënyrë obsesive
Të bësh krahasime është gjithmonë një gabim. Secili prej nesh është unik, dikush ka një talent dhe dikush tjetër jo, ia del shumë mirë në disa gjëra dhe më pak në të tjera. Është e kotë të krahasohesh dhe të lejosh të tjerët ta bëjnë këtë.
Personat interesaxhinj dhe egoistë
Fillimisht duken miqtë më të mirë në botë, por dalëngadalë qëllimet e vërteta shfaqen në sipërfaqe. Mbyllja e kësaj marrëdhënieje është shumë e rëndësishme. Në fund, le t’i dhurojmë mungesën tonë atyre që nuk i japin vlerë pranisë tonë. Jo si një formë hakmarrjeje, por si një shenjë të vërtetë dashurie dhe dinjiteti.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...