Mjekët në Angli do të jenë në gjendje të shkruajnë receta për pjesëmarrje në klasa gatimi, apo ndonjë aktivitet tjetër deri në vitin 2023, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar vetminë.
Kryeministrja e vendit, Theresa May e ka përshkruar vetminë si “një nga sfidat më të mëdha të shëndeti publik” në Angli, duke thënë se kjo është e lidhur me një sërë sëmundjes, përfshirë sëmundjet e zemrës, sulmet dhe sëmundjen e Alzheimerit, transmeton portali arbresh.info
Qeveria thotë se rreth 200 mijë njerëz të moshuar në mbarë vendin nuk kanë pasur një bisedë më një mik apo me një të afërm për më shumë se një muaj.
Vetmia po bëhet një çështje madhore edhe për kanadezët. Sipas regjistrimit të vitit 2017, më shumë njerëz se kurrë më parë jetojnë vetëm.
Vetmia është një koleksion i simptomave emocionale dhe fizike që nodhin kur luftojmë për të përmbushur nevojat tona themelore njerëzore dhe sociale. Sa më shumë që ndjehemi të vetmuar, aq më shumë duhet të përqendrohemi në atë se si të angazhohemi në komunitet, në marrëdhënie dhe mjedise të punës dhe kontekste të tjera sociale./arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...