Nëse dëshironi që të shkoni në pushime dhe pushoni nga puna e madhe dhe pluhuri në rrugë, atëherë sapo të shkelni në rërë duhet të mos mendoni për asgjë tjetër, përpos pushimin.
Megjithatë, për t’ia dalë mbanë, duhet patjetër të bëni këto 6 gjëra, shkruan portali arbresh.info
Pastroni shtëpinë
Pastrimi i shtëpisë ju bën që të ndjeni më të relaksuar kur jeni në pushim dhe ju bën mirë ideja kur e mendoni se pas pushimit shtëpia juaj do të jetë e pastër.
Paguani faturat
Para se të udhëtoni, sigurohuni që të paguani të gjitha faturat, veçanërisht nëse keni marrë një paralajmërim për to.
Tregoni të afërmve që do të udhëtoni
Nëse vendosni që të udhëtoni për një kohë të gjatë, duhet të informoni të afërmit rreth nisjes tuaj, në mënyrë që dikush nga ata të kontrollojë shtëpinë tuaj kohë pas kohe.
Fshehni sendet me vlerë
Shtëpitë bosh janë magnet për hajdutë. Nëse dikush e sheh që shtëpia juaj është bosh, atëherë shumë lehtë do u ipet hapsirë hajdutëve për të thyer atë, prandaj para se të udhëtoni duhet të siguroni që sendet me vlerë i keni fshehur mirë.
Hiqni paisjet elektrike nga priza
Mos harroni që para se të udhëtoni të hiqni nga priza televizionët, kompjuterat, makinat e larjet e gjë sendet tjera.
Lini kafshët shtëpiake në duar të sigurta
Ndonjëherë ndodh që kafshët shtëpiake nuk mund t’i marrim në pushim. Në këtë rast duhet gjetur një person i duhur që kujdeset për ta. Sigurohuni që ato të qëndrojnë mirë dhe sigurtë gjatë kohës që jeni në pushim./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...