Njeriu rri zgjuar mesatarisht për afro 16 orë e 10 minuta përpara se të bjerë sërish në gjumë. Ata që rrinë zgjuar shumë më tepër, konsiderohen persona me mungesë gjumi në kuptimin mjekësor dhe kjo ka pasojat e veta.
Të rrish 24 orë pa fjetur zvogëlon aftësinë e trurit për të marrë informacione me 40%, dhe simptomat që shfaqen pas 48 orësh i ngjajnë atyre të një sasie alkooli në gjak, prej 0.15%. Megjithatë, mungesa e gjumit mund të jetë edhe fatale pas 10 deri 14 ditësh.
Sidoqoftë ekspertët thonë se me stërvitjen e duhur, ushtarët elitarë mund të mësojnë trupat e tyre që të qëndrojnë më gjatë pa gjumë. Por edhe në këtë rast është vetëm një ndryshim i shtirur e i sipërfaqshëm i limitit të trupit.
Edhe ushtarët e skuadrave speciale pësojnë lodhje të dukshme, dhe pasojat duken në performancën e tyre. Studime të ndryshme kanë treguar se trupi nuk mund të “akumulojë” pushim gjumi pasi fjetja është një proces rigjenerues. Pra, ai nuk ndihmon trupin të përgatitet për ushtrime të së ardhmes, por e ndihmon të marrë veten nga lodhje të së shkuarës./aktuale/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA