Femrat me gishtin tregues të gjatë në dorën e majtë dhe me gishtin e shkurtër të unazës janë të prira për tradhti, konstatojnë autorët e studimit të Universitetit të Oksfordit.
Shkencëtarët thonë që femrat e tilla kanë qenë të ekspozuara ndaj nivelit më të lartë të hormoneve gjenitale të estrogjenit, derisa kanë qenë në stomakun e nënës, andaj tani i kanë shumë karakteristika tipike femërore, transmeton Telegrafi.
Hulumtimin e ka bërë Eiluned Pearce, nga Oksfordi, andaj është matur gjatësia e gishtave të 274 femrave vullnetare, pastaj është testuar ADN-ja e tyre. Pos kësaj, ka bërë edhe teste psikologjike mbi cilësinë e marrëdhënieve të tyre.
Femrat të cilat kanë qenë të ekspozuara ndaj përqendrimit më të madh të estrogjenit në mitër janë më impulsive dhe marrëdhëniet e tyre dashurore më shumë i kanë vlerësuar të pakënaqshme.
Eiluned ka thënë se si ky zbulim është intrigues, sepse ka besuar të kundërtën – që “femrat më shumë të feminizuara” janë më pak impulsive dhe më shumë të kënaqura në marrëdhëniet e tyre romantike.
Ajo ka theksuar edhe që pikërisht meshkujve femrat e tilla u janë më joshëse, mirëpo nëse kjo bashkohet me pakënaqësinë potenciale në lidhjen aktuale, rruga deri te tradhtia bëhet shumë e sigurt.
Eiluned thotë që shkencëtarët këtë e quajnë “bashkim impulsiv me meshkujt të cilët nuk janë bashkëshortë apo partnerë të tyre”.
Si të maten gishtat?
• Shtrini gishtat dhe vendoseni shuplakën në letër. Shënoni pikat e poshtme te gishti i unazës dhe te gishti tregues, menjëherë afër shuplakës, te rrudha (vija) e parë.
• Pastaj shënoni pikat e sipërme, përfundimin e gishtave dhe krahasoni rezultatet me vizore.
Femrat me gishtin e unazës së dorës së majtë më të gjatë se gishti tregues janë të prira të punojnë punët të cilat tradicionalisht konsiderohen të meshkujve, p.sh., si avokate apo menaxhere.
Ato të cilat gishtin tregues e kanë më të gjatë, shpesh zgjedhin profesione tipike për femrat, si p.sh. punën në kopsht të fëmijëve apo në shkollë.
Deri te këto njohuri kanë arritur hulumtuesit e Universitetit Hulumtues Kombëtar në Rusi pas analizës së të dhënave të 1.500 meshkujve dhe femrave, gishtat e të cilëve në fillim u janë matur me aparat digjital.
Te femrat dallime të dukshme kanë vërejtur në duart e majta.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...