Fëmijët e vegjël në gjithë botën janë unikë në atë që mëngjesin e fillojnë ngadalë ose mbase jo aq shpejt
Pothuajse janë të tillë kur duhet të përgatiten për shkollë apo kopsht.
Nëse prindërit përballen çdo ditë me këtë, zhgënjehen dhe pyesin se çfarë të bëjnë.
Artikulli në portalin “Fatherly” zbulon se si në mënyrë argëtuese “të përshpejtojnë” pak fëmijën, por të përfshijnë lojën në të cilën fëmijët do të kënaqen.
Loja quhet “Vishu dhe fshihu” dhe qe se si funksionon, transmeton telegrafi.
1. Përgatitni rrobat e fëmijës suaj
Kjo pjesë e lojës varet nga ajo a keni zgjedhur vetë rrobat të cilat fëmija juaj i bart apo tashmë është mjaft i rritur që zgjedhjen ta bëjë vetë. Nëse fëmija varet nga zgjedhja juaj e rrobave, merrni paraprakisht rrobat të cilat do t’i bart, duke përfshirë edhe rrobat e brendshme, çorapet, madje edhe këpucët. Nëse fëmija juaj mundet ta bëjë këtë gjë vetë, çojeni deri te dollapi dhe le t’i zgjedhë vetë.
2. Si të bëhet loja
Dhe tani është koha për lojën, derisa jeni bashkë në dhomë, tregoni vogëlushit që do të fshiheni diku në banesë, por që para se t’ju kërkojë juve, patjetër duhet të vishet sa më shpejt. Sigurisht, mund të përfshini edhe numërimin në të gjithë procesin. Kur fëmija është veshur plotësisht, ai mund të fillojë t’ju kërkojë.
3. Gjeni një vend të mirë për t’u fshehur
Sapo fëmija të kuptojë për çfarë bëhet fjalë, dilni nga dhoma, mbyllni derën dhe gjeni një vend të mirë. Thjesht! Gjërat janë, sigurisht, më keq nëse fëmija ende ka vështirësi të vishet, siç janë pantallonat, nëse ky është një problem. Thuaji fëmijës të të thërrasë dhe ti do ta ndihmosh.
4. Pse është e mirë kjo lojë për një fëmijë?
Përveç që do të fitojë minutat e çmuara në mëngjes, fëmija juaj do ta fillojë ditën në një mënyrë argëtuese, dhe kjo lojë është e mirë edhe për aktivitetin fizik. Loja e fshehjes dhe kërkimit do ta ndihmojë atë të zhvillojë aftësitë e tij motorike, por edhe ekuilibrin e tij.
Vetëbesimi është gjithashtu një kontribut i rëndësishëm në këtë lojë, fëmija mëson por gjithashtu merr vendime ndërsa zgjedh rrobat. Në fund të fundit, do të fitoni ato pak minuta vetëm për veten tuaj, dhe a nuk është ajo që duan të gjithë prindërit?
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...