Për flokë të shëndetshëm ju hyn në punë vetëm kafeja

20:56 | 8 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Kafeja i ndihmon njerëzit të qëndrojnë zgjuar, ama në të njetën kohë ndihmon edhe flokët të duken të shëndetshëm.

Më poshtë po ju listojmë 7 përfitimet që kafeja i ofron flokëve tuaj.

Rënia

Kafeina forcon rrënjën e flokëve duke luftuar kështu rënien e tyre.

Rritja

Gjithashtu pija jonë e preferuar ndihmon rritjen e flokëve.

Stilimi

Kafeja mund të përdoret për të trajtuar flokët e dëmtuar nga stilimi.

Ngjyra

Për të patur një ngjyrë intensive flokësh, mjafton që të aplikoni të paktën një herë në dy javë një maskë më kafe.

Recetë

Çfarë ju duhet?

2 lugë gjelle kafe

Vaj kokosi

Si ta bëni?

Filloni duke shkrirë në mikrovalë vajin e kokosit, më pas shtoni në të pak nga pak dy lugët e kafesë. Lëreni ë qëndrojë për rreth 5- 10 minuta dhe më pas aplikojeni në flokë pranë skalpit. Mbajeni të vënë për rreth 20 minuta, bëni dush dhe shijoni rezultatin!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme