Për çfarë shërben xhepi i brendshëm i mbathjeve të femrave

13:08 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Edhe pse jemi ende larg verës, shumë prej nesh kanë filluar t’i provojnë që tani rrobat e banjos së verës së shkuar. Kjo është një mënyrë e mirë për të parë nëse keni shtuar peshë apo keni ruajtur linjat e një viti më parë.

Duke u ndalur tek rroba banjot, keni vënë re që bikinit (mbathjet e plazhit) kanë një lloj mini xhepi të brendshëm? Ai ka qenë gjithmonë aty edhe pse ju mund të mos e kini vënë re më pare. Por e dini cili ëshët funksioni i tij ?

Kjo shtresë e dyfishtë e mbathjeve të plazhit ndihmon në ruajtjen e higjienës së zonës intime. Ajo përbëhet nga një material ndryshe nga ai i rrobave të banjos, kryesisht prej pambuku. Ky mini xhep ndihmon që sekrecionet vaginale ose njollat e sekrecioneve të urinës të mos depërtojnë në mbathje. Uji i kripur i detit ka në përmbajtjen e tij disa përbërës të cilët arrijnë të ndryshojnë pH-in e vaginës. Kjo shtresë pengon zhvillimin dhe shumimin e baktereve që dëmtojnë florën vaginale. Një arsye interesante është që të pengojë depërtimin e rërë në vaginë, duke shmangur kështu ndonjë infeksion të mundshëm./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme