Mos e lini emrin t’ju gënjejë, përdorimet e pudrës së vogëlushit tuaj nuk limitohen vetëm të bebet. Kjo pudër shumë pak e kushtueshme mund t’ju surprizojë vertet. Përveçse të kujdeset për nevojat higjienike të bebit, pudra për bebe mund të:
Librat e vjetër kanë tendencën të krijojnë myk nëse ruhen në vende ku lagështia e ajrit nuk është e kontrolluar, por duke spërkatur faqet e librave me pak pudër librat do të kthehen në gjendjen e mëparshme.
Miqtë tuaj me gëzof do t’ju falenderojnë pas një pastrimi të thatë me pudër. Pastrimi i kafshëve shtëpiake me pudër do t’i bëjë ato më ta pastra dhe do të largojë të gjitha aromat e këqija që vijnë për shkak të vajit natyral që prodhon lëkura e tyre.
Të gjithë pëlqejnë të kalojnë një ditë të qetë në plazhet me rërë por askush nuk dëshiron që ta sjellë atë rërë, me vete në shtëpi. Heqja e rërës nga flokët është shumë e vështirë, madje edhe pas një dushi, por duke i spërkatur pak flokët me pudër do të siguroheni që edhe grimca më e vogël e rërës të mos qëndrojë aty.
Duke spërkatur me pudër bebi rreth shtëpisë apo kopshtit tuaj ju do të siguroheni që insektet do të qëndrojnë larg tyre. Për disa arsye insektet nuk e kanë qejf pudrën për bebe ndaj duke krijuar një vijë të trashë me pudër në dritaret apo dyert tuaja ju po formoni një “mur të pakalueshëm” për milingonat dhe insektet e tjera që zvarriten në tokë.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...