Nëse preferoni të shijoni një gotë verë pas një dite të lodhshme, më poshtë do të lexoni se si ndikon kjo drejtpërsëdrejti në trupin tuaj. Një studim ka gjetur se vera përmban përfitime për rritjen e sistemit imunitar.
Antioksidantët në verë rrisin kolesterolin e shëndetshëm të zemrës, si dhe mbajtjen e fortë të sistemit imunitar.
Disa studiues kanë pohuar se studimet kanë treguar që përbërësit e verës mund të ndihmojë në parandalimin e shtimit të peshës. Në të vërtetë, kur studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit ushqenin minjtë e laboratorit me një dietë me yndyrë të lartë dhe e kombinonin me përbërësit e verës ata fitonin rreth 40 për qind më pak peshë.
Është fakt se funksioni i trurit ulet kur plakeni. Por ka një mënyrë për ta mbajtur atë në formë dhe kjo mënyrë është që të pini mesatarisht një gotë verë gjatë natës. Një studim i Universitetit të Kolumbias analizoi 1,416 njerëz dhe gjeti se ata që pijnë pije alkoolike në sasi të moderuar kanë përjetuar rënie më të ngadaltë të funksionit të trurit sesa ata që nuk pijnë.
Ju ndoshta jeni tashmë të njohur me ndjenjën e ngrohtë dhe të lumtur që mund të sjellë shpesh vera. Kjo ka të bëjë me neurotransmetuesit serotonin, dopamin, dhe peptidet opioid të lëshuar nga alkooli. Pra pirja e një gotë verë në ditë paska disa përfitime të mrekullueshme!
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...