Google ADS

Pecetat e makeup-it janë vërtetë të dëmshme për lëkurën tuaj

09:31 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Si redaktore e bukurisë dhe një qenie racionale njerëzore, unë çdoherë vdes nga pak përbrenda kur ndokush më thotë: “Sigurisht se e pastroj fytyrën time, po kuptohet përmes pecetave të makeup-it”.

Oh zoti im, nuk mund të ju sqarojë se sa e dëmshme është kjo dhe se sa i urrej pecetat për fshierje të makeup-it. Do të ju sqaroj se pse nuk duhet t’i përdorni asnjëherë.

Në rregull, këtu nënkuptohet asnjëherë, përveç në rastet kur dëshironi të largoni grimin nga duart tuaja apo për të fiksuar lajnerin e zi të cilin e keni vendosur gabimisht. Ndoshta, këto peceta janë më të mirë në krahasim me asnjë trajtim të fytyrës, kjo nënkupton të mos e pastroni farë grimin nga fytyra, thekson dermatologia Mona Gohara, por është sikur të hidhni një letër tualeti të ndotur në fytyrë, uh sa e tmerrshme.

Shumë pak peceta pastruese kozmetike përmbajnë në fakt përbërës që mund të largojnë vajin nga fytyra juaj, grimin, andaj këto vetëm grumbullojnë bakteriet dhe fërkojnë lëkurën duke e irrituar dhe bllokuar poret. Kështu, nëse ju nuk e shpërlani fytyrën mirë atëherë rrezikoni të keni lëkurë të dëmtuar dhe plot rrudha.

Pecetat e makeup-it, janë në thelb të ashpër për lëkurën tuaj sepse sasia e presionit të nevojshëm për të fshirë grimin tuaj, veçanërisht rimelin dhe lajnerin, janë vërtetë shumë irrituese, thekson Gohara. Dhe, me kalimin e kohës, ky lloj acarrimi dhe fërkimi mund të shkaktojë shtimin e linjave apo rrudhave si dhe hiperpigmentimin.

Nëse si pasojë e ndonjë rasti urgjent duhet patjetër të fshini me këto lloj peceta, aëherë të paktën zgjedhni llojin e pecetave që kanë fuqi të lartë pastrimi apo heqje të grimit, si Tarte Fresh Eyes Waterproof Makeup Remover Wipes, dhe mbani sa më larg syve dhe fytyrës jo më shumë se 15 sekonda. Dhe, në fund, për hir të perendisë, pastroni fytyrën në mënyrë të veçantë me pastrues që ka efekt heqjen e grimit, si Garnier Clean+Makeup Removing Lotion Cleanser, ose do të dukeni si mos më keq gjatë zgjimit në mëngjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme