Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i mineraleve dhe lëndëve ushqyese! Ndonëse pjesë e familjes së zhardhokëve, këto patate tejkalojnë vlera ushqyese të patateve të zakonshme !
Më poshtë do të listojmë përfitimet ushqyese dhe shëndetësore të patateve të ëmbla:
1. Të pasura në beta karoten
Patatet e ëmbël janë të pasura me vitaminë A dhe beta-carotene. Vitamina A luan një rol kyç në parandalimin e disa llojeve të ndryshme të kancerit. Beta-carotene ndihmon në mbrojtjen e brendshme të lëkurës nga dëmtimit nga dielli duke riparuar dëmtimet e qelizave të shkaktuara nga ekspozimi i tepruar.
2. Tretja
Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i fibrave dietike, që ndihmojnë në rregullimin e tretjes dhe funksioneve të tjera të aparatit digjestiv.
3. Shëndeti i zemrës
Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë B6, e cila është thelbësore në shpërbërjen e një substance të quajtur homocisteinë, që kontribuon në forcimin e enëve të gjakut dhe arterieve duke siguruar një qarkullim të mirë të gjakut të pasuruar me oksigjen.
4. Burimi i manganit
Patatet e ëmbël përmbajnë mangan, një mineral që është i rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve që ndihmon në ruajtjen e nivelit të të sheqerit në gjak.
5. Burimi i shkëlqyer i vitaminave C dhe E
Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i vitaminave C dhe E. Këto janë vitamina me veti antioksiduese që laujnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes dhe jetëgjatësinë. Të dyja këto vitamina gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në bukurinë dhe shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...