Receta që portal arbresh.info sjell për ju sot, është ideale për ndonjë rast special.
Shumë e lehtë për t’u gatuar dhe shumë e shijshme, kjo recetë ju bën të ndiheni edhe si kuzhinier special.
Përbërësit:
2 patate të ëmbla
1 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë e vogël kripë
3 lugë gjalpë
6 thelpinjë hudhër
1 lugë gjelle sherebel
2 lugë të vogla trumzë e freskët
½ filxhan djathi parmexhano
Përgatitja:
Ngroheni furrën. Tepsinë e lyeni me gjalpë ose me llak gatimi.
Pritni patatet e ëmbla në gjysmë për së gjati. Vendosini ato me anën e prerë poshtë në dërrasën e prerjes. Pritini patatet e ëmbla në mënyrë tërthore në feta, duke e ruajtur pjesën e poshtme të paprekur.
Rregulloni patatet e ëmbla në tepsi. Lyeni majat e patateve me vaj ulliri, spërkateni me 1/4 lugë çaji kripë, më pas piqni 35 deri në 40 minuta ose derisa pothuajse të zbuten kur shpohen me thikë.
Ndërkohë në tenxhere, ngroheni gjalpin, hudhrën, sherebelën, trumzën dhe kripën. Përzieni mirë deri sa të shkrihet gjalpi dhe më pas hiqeni nga zjarri.
Hiqni patatet e ëmbla nga furra. Lyejeni përzierjen e gjalpit me furçë mbi patatet, duke përdorur pirunin për të hapur fetat paksa ndërsa fërkoni, duke u siguruar që të futni pak nga përzierja e gjalpit në secilën fetë.
Piqni 10 deri në 15 minuta ose derisa të zbuten. Spërkatni djathin parmixhano mbi majat e patateve; vazhdoni pjekjen për 2 deri në 4 minuta ose derisa djathi të shkrihet. Ju bëftë mirë!/tbsp/arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...