Google ADS

Pastroni fytyren me qumësht

23:55 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Larja e fytyrës me qumësht është gjëja më e mirë që mund të bëni edhe nëse keni lëkuren më të ndjeshme në botë, më problematiken. Kjo recetë do t’ju ndihmojë të heqni qelizat e vdekura në lëkurë falë prezencës së acidit laktik i cili ndodhet në qumësht.

Qumështi pastron, lëmon dhe zbardhon pigmentin e lëkurës. Pa harruar të thekosjmë faktin, që rrudhat prezente në lëkuren tuaj do të pakësohen nëse e përdorni këtë maskë rregullisht, gjithnjë duke e shoqëruar me trajtimet dhe produktet e duhura.

Përbërësit;

4 lugë qumësht

2 lugë fara tërshëre

Përgatitja;

Merrni farat e tërshërës, hidhni në një tas më pas hidhni 2 lugë qumësht. Përzieni mirë përbërësit dhe i lini të qëndrojnë në një ambient të ngrohtë për disa minuta deri sa të zbuten farat në qumësht. Në këtë mënyrë farat e zbutura nuk do të dëmtojnë lëkuren. Vendosni masken e përgatitur në fytyrë dhe e lini të qëndrojë për disa minuta, zakonisht trajtimet i lini të qëndrojnë për 15 minuta. Pastaj shperlani fytyren me ujë të paster.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme