Të gjitha femrat dëshirojnë të përdorin produkte natyrale për lëkurën, por shumë pak nga to kanë njohuri për efektet e mjaltit në fytyrë
Mjalti përmban enzime, veti natyrale antibakteriale dhe probiotika që janë të mirë për lëkurën. Prandaj, mjalti është alternativë jo e shtrenjtë dhe efektive për një fytyrë të pastër.
Përfitimet e mjaltit:
* Mjalti lehtazi i largon bakteret e dëmshme nga lëkura, pa e zhveshur lëkurën nga vajrat e vet natyral.
* Mjalti përmban probiotikë natyral dhe veti antibakteriale që ndihmojnë në zvogëlimin e akneve.
* Mjalti ka efekt tek të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në balancimin e lëkurës vajore dhe e lagështon lëkurën e thatë, transmeton Telegrafi.
Pastrimi i fytyrës me mjaltë
Përbërësit: Mjaltë manuka ose dhe mjaltë organike
Fillimisht e pastroni lëkurën me ujë të nxehtë , pastaj vendosni një lugë gjelle mjaltë, ose më pak, në duar.
I fërkoni duart me mjaltë dhe me lëvizje rrethore e masazhoni lëkurën.
Mjaltin e lini në lëkurë për të paktën 5-10 minuta dhe pastaj e pastroni me ujë të nxehtë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...