Sa prej jush vijnë të lodhur në shtëpi dhe nuk kanë energji ta mbyllin ditën duke pastruar?
Jemi të gjithë në këtë valle me shumë pak përjashtime, por ka një mënyrë sesi mund të shmangësh lëmshin e madh që mund të krijohet në shtëpi, për të cilin kalon gjithë fundjavën duke e vënë në terezi.
Ka një rregull që po qarkullon, i cili quhet “rregulli i 1-minutëshit”.
E thënë qartë dhe thjesht, nëse të duhet vetëm 1 minutë (ose më pak) për të kryer një punë të caktuar, siç është futja e pizhameve në dollap, ose pastrimi i krehrit të flokëve, apo heqja e një njolle të vetme në kuzhinë, thjesht bëje.
Mos e mendo shumë dhe harxho pak sekonda për të sistemuar diçka, të cilën po e le do të bëhet më keq.
Duke bërë gjërat e vogla rrotull shtëpisë, do fillosh të kuptosh që shtëpia do jetë më e rregullt.
Provoje në zbatim rregullin e 1-minutëshit për vetëm 1 javë dhe shiko rezultatin duke e krahasuar me ditët më të hershme. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...