Kur të udhëtoni në ndonjë vend në ditët që do vijnë, është mirë që mos të bëni ‘Selfie’, por ti kërkoni dikujt aty afër ndihmë për t’u bërë një fotografi, në mënyrë që ruani momentet më të bukura, sipas një studimi të bërë kohët e fundit.
Stili i fotografive ‘Selfie’ të bëra gjatë udhëtimeve mund të mos jenë aq shumë i këndshme sa ju mendoni.
Në fakt, ‘selfie’ e bërë në plan të përgjithshëm, pra që përfshin të gjithë trupin mund të shtrembërojë përmasat e pjesës së hundës duke e bërë atë 30% më të madhe nga sa është, sipas një letre kërkimore të botuar në Kirurgjinë e Fytyrës, JAMA.
Ndërsa fotot e marra nga pesë metra larg, nga ana tjetër, nuk çojnë në shtrembërime të tilla.
Por 42% e personave që kanë bërë këto fotografi, duke u bazuar në to, kanë shkuar në klinika të shumta të kirurgjisë plastike për të rregulluar këtë problem të hundës, thanë ekspertët në një Akademi Amerikane të Kirurgjisë të Plastikës.
Personat mendojnë se hunda e tyre ka probleme dhe bëjnë ndërhyrje kirurgjikale, por në të vërtetë vendimi i tyre është i gabuar sepse është ‘selfie’ që shtrembëron fotografinë dhe jo se personat kanë probleme me të vërtetë me hundën.
Personat që i bëjnë këto ndërhyrje kërkojnë që të duken mirë në fotot që shpërndajnë në rrjetet sociale.
Nëse këta pacientë po e bazojnë perceptimin e paraqitjes së tyre në imazhe të shtrembëruara, ata mund të përfundojnë me operacione që kurrë nuk do të kishin dëshiruar ti bënin.
“Ashtu si cikli i lajmeve 24 orësh, ku kemi informacion të vazhdueshëm, ne kemi reagime të vazhdueshme në lidhje me pamjen tonë ” thotë Dr. Samuel Lin, një profesor i kirurgjisë plastike në Beth Israel Deaconess Medical Center në Boston.
“Këto reagime nga ana e personave që marrin një vendim të tillë për të bërë një ndërhyrje në hundë, pas disa kohësh shkakon një pendesë të madhe” shtoi më tej profesori Lin./opinion/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...