Një pasagjer i Ryanair, i lodhur duke pritur për të dalë nga një avion në spanjë, u fut në telashe pasi hapi derën e emergjencës dhe u ul duke pritur në krahun e avionit.
Avioni i tij nga Londra, u vonua një orë për t’u nisur dhe pasagjerët u mbajtën më pas në bord për 30 minuta në Malaga. Pasagjeri, sic raportohet një shtetas polak, rreth të 50-tave, u ul në krahun e avionit për disa minuta para se të futej me detyrim brenda dhe më pas u arrestua nga punonjësit e sigurisë së aeroportit. Pamjet video të regjistruara nga një tjetër pasagjer tregonin polakun, me valixhen e tij në dorë, që ulej në krahun e avionit dhe njerëzit e tjerë dëgjoheshin të qeshnin në sfond.
Incidenti i pazakontë ndodhi në një fluturim nga Stansted në Malaga, ditën e Vitit të Ri. Dayli Mail foli me dy pasagjerë që ndodheshin në bord, me njërin prej të cilëve që thoshte se situata kish qenë surreale me 50 vjeçarin që kishte hapur derën e emergjencave, duke thënë: “Unë do të dal nga krahu”.
Një tjetër pasagjer kish thënë se polaku vuante nga astma dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Nuk është hera e parë kjo që një pasagjer i Ryanair bën një akt të tillë në Spanjë. Në 2016, një pasagjer në Madrid kërceu nga një urë e pa lidhur me terminalin dhe vrapoi përmes pistës drejt një avioni të Ryanair në përpjekje për ta arritur atë./tch/
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...