Tradhtia mbetet ende tabu, por kjo nuk i ndalë të pabesët që t’i tradhtojnë partnerët.
Një hulumtim i ri ka zbuluar fazën kur partnerët priren ta tradhtojnë njëri-tjetrin
Siç duket, personat e moshës 18 deri në 30 vjet janë më të prirë ta përfundojnë lidhjen si pasojë e mërzisë në lidhje pas 10 muajve, ndërsa 22 për qind ndahen për shkak se ndonjëri nga ta ka tradhtuar në këtë fazë.
Rreth 40 për qind e beqarëve britanikë nën moshën 30 vjet duket se mërziten në lidhje vetëm pas 10 muajve së bashku me dikë.
Mërzia mund të fillojë në momentin kur shkëndijat e dashurisë fillojnë të shuhen dhe nuk ka më risi në lidhje.
Pra ky është shkaktari më i madh se përse ndahen personat e moshës 18 deri në 30 vjet.
Por studimi gjithashtu ka zbuluar se përveç se 22 për qind të çifteve ndahen pasi njëri tradhton, 31 për qind e çifteve ndahen për shkak se nuk ka mjaftueshëm besueshmëri në lidhje.
Sa i përket arsyes se përse tradhtojnë njerëzit, një ekspert ka treguar se problemet në shtëpi janë shkaktari kryesor që i nxitë njerëzit të tradhtojnë. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...