Variantet pa-sheqer të ëmbëlsirave nuk janë edhe bash opsion i parrezikshëm për linjën e trupit dhe shëndetin
Produktet e tilla nuk përmbajnë sheqerna, mirëpo përmbajnë ëmbëltues artificialë, për shkak të të cilëve u mungon edhe një numër i madh nutrienësh në vend të të cilëve ka plot substanca të cilat nuk janë patjetër të mira për organizmin tuaj, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, ëmbëlsirat pa sheqer janë të ëmbëltuar me një mori alternativash të sheqerit – me ëmbëltues artificialë, alkoole sheqeri, aditivë etj.
Deri tani nuk është treguar që ndonjë ndër këto substanca është më e shëndetshme se ëmbëlsirat tradicionale.
Në të vërtetë disa ndër to, për shembull ëmbëltuesit artificialë, lidhen me zëvendësimin e mikrobiomave në zorrë.
Nga ana tjetër, alkoolet e sheqerit mund të shkaktojnë gazra, fryrje dhe diarre, paralajmërojnë ekspertët.
Gjithashtu, kini parasysh që ‘sugar-free’ nuk do të thotë që produkti nuk ka karbohidrate, andaj kaloritë dhe yndyrat ende mbeten kalori dhe yndyra.
Këshillë e ekspertëve është që produktet e këtilla t’i trajtoni si edhe ëmbëlsirat e rregullta dhe që të mos e teproni me to kur është fjala për konsumimin e tyre.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin